Ushtria izraelite vret një fëmijë palestinez në Bregun Perëndimor

min lexim

Ushtria izraelite ka vrarë një fëmijë palestinez 15-vjeçar në qytetin Bethlehem të Bregut të pushtuar Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, thuhet se palestinezi Adem Ayyad ka humbur jetën pasi është qëlluar në gjoks me plumb të vërtetë të shkrepur nga forcat izraelite që kanë zhvilluar bastisje në qytet.

Ushtarët izraelitë edhe dje kishin bastisur qytetin Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, si pasojë e së cilës humbën jetën 2 palestinezë, ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Që nga viti 2005, kur Kombet e Bashkuara (OKB) kanë filluar të mbajnë të dhëna lidhur me rajonin, viti 2022 ishte shënuar si “më i përgjakshëm”.

Sipas njoftimit të zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) muajin e kaluar, në vitin 2022 janë vrarë 150 palestinezë nga ushtarët izraelitë, duke e bërë këtë vit me numrin më të madh të vdekjeve në Bregun Perëndimor.

OKB-ja gjithashtu kishte theksuar se nuk mund të kërkohet asnjë zgjidhje paqësore përderisa vazhdon okupimi izraelit.





Story i mëparshëm

Dhurohet shtëpi për familjen nga Podujeva

Story i radhës

Rama e nis ditën me punimet në Lungomaren e Durrësit: Do t’i japë një vlerë të re qytetit turistik

Të fundit nga