Ushtria izraelite: Nuk ka konfirmim lidhur me pretendimet se “Hamasi u preu kokën foshnjave”

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se nuk ka asnjë informacion që konfirmon pretendimet se “Hamasi u preu kokën foshnjave”, raporton Anadolu.

Në media thuhet se krahu i armatosur i Hamasit, respektivisht Brigadat Qassam, u “prenë kokën shumë foshnjave izraelite” në anën izraelite gjatë sulmit të së shtunës në mëngjes të nisur në Gaza.

Kur Anadolu kontaktoi njësinë e zëdhënësit të ushtrisë izraelite përmes telefonit dhe pyeti për akuzat, një zëdhënëse tha se, “Ne e kemi parë lajmin, por nuk kemi ndonjë detaj apo konfirmim për këtë”.

Situata në Rripin e Gazës pas një sulmi të befasishëm të së shtunës nga grupi palestinez Hamas në qytetet jugore të Izraelit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme masive ajrore në Gaza dhe e vendosi enklavën nën bllokadë të plotë.

Mbi 1.800 njerëz janë vrarë deri më tani nga dhuna, përfshirë të paktën 830 palestinezë dhe 1 mijë izraelitë.

Izraeli gjithashtu ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar situatën tashmë të rëndë humanitare të enklavës së bllokuar.

Rripi i Gazës, shtëpi e afër 2.2 milionë banorëve, ndodhet nën një rrethim izraelit që nga viti 2007.





Story i mëparshëm

MF: FMN-ja përmirësoi projeksionet mbi rritjen ekonomike të Maqedonisë për vitin 2023

Story i radhës

Rashiq: Serbia ka ‘investuar’ 500-700 milionë Euro në komunat veriore të Kosovës

Të fundit nga