MF: FMN-ja përmirësoi projeksionet mbi rritjen ekonomike të Maqedonisë për vitin 2023

Fondi Monetar Ndërkombëtar përmirësoi pritshmëritë mbi rritjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut me projeksionet e vjeshtës. Në “Rishikimin Ekonomik Botëror”, të cilin fondi e publikoi dje, rritja e ekonomisë vendase për vitin 2023 projektohet në 2.5% ose për 1.1 pikë përqindje më e lartë se projeksionet e FMN-së nga muaji prill i këtij viti. Për sa i përket normës së inflacionit, pritshmëritë e FMN-së janë që norma të vazhdojë të ulet këtë vit dhe vitin e ardhshëm, ndërsa në vitin 2025 të rikthehet në vlerat historikisht më të ulëta prej rreth 2% dhe të vijojë po në atë nivel për vitet në vijim.

 Projeksioni i FMN-së për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut është afër projeksionit gjatë hartimit të Draftit të buxhetit për vitin 2023. Interesant është fakti që FMN-ja përmirëson dukshëm perspektivën për ekonominë vendase për këtë vit, njëkohësisht duke reduktuar minimalisht projeksionet e partnerëve tanë më të mëdhenj tregtarë – Eurozonës dhe Gjermanisë në 0.7% dhe -0.5% në vitin 2023, me rezistencë më të madhe dhe performancë më të mirë të ekonomisë, duke marrë parasysh ndikimin e pafavorshëm të mjedisit. Pritshmëritë e rritjes në rajon janë kryesisht afër pritshmërive për ekonominë vendase (Bullgaria 1.7%, B dhe H, Serbia dhe Sllovenia 2%, Greqia 2.5% dhe Kroacia 2.7%), ndërsa rritje pak më e lartë pritet në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi (përkatësisht 3.6%, 3.8% dhe 4.5%). Në periudhën afatmesme, FMN-ja pret përshpejtimin e rritjes së ekonomisë vendase me normë prej 3.5%, si dhe uljen e borxhit të pushtetit të përgjithshëm dhe të shkallës së papunësisë.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Ish – lojtari çek: Nuk jeni rastësisht në krye

Story i radhës

Ushtria izraelite: Nuk ka konfirmim lidhur me pretendimet se “Hamasi u preu kokën foshnjave”

Të fundit nga