ushtari ukrainas publikon video duke vallezuar qe ta bind vajzen e tij se akoma eshte gjalle 622f4edb04704

Ushtari ukrainas publikon video duke vallëzuar, që ta bind vajzën e tij se akoma është gjallë

March 14, 2022
1 minut lexim

Ushtarët ukrainasë që janë në vijën e parë të frontit, në mënyra të ndryshme po tentojnë të mbesin në kontakt me familjet e tyre, e ndihmë të madhe në këtë drejtim po jep interneti dhe rrjetet sociale.

Ushtari Alex Hook ka ardhur deri te një ide gjeniale, për t’i treguar bijës së tij 5-vjeçare se është akoma gjallë dhe duhet të luftojë për atdheun. Në fakt Alex në TikTok publikon video interesante nga vija e frontit, me qëllim që vajza e tij të mund ta sheh se babai i saj është shëndoshë e mirë.

Ai shpesh poston video duke vallëzuar me rroba të kamufluara me qëllim që t’ia ndreq ditën vajzës, kurse Alexin shumë e lavdërojnë dhe e përkrahin për këtë nismë. Në video shpesh i bashkohen edhe ushtarët e tjerë.

Ndryshe Alex dhe vajza e tij “argëtohen” duke vallëzuar dhe filmuar video, të cilat gjatë kohës së pandemisë i postonin vazhdimisht në TikTok. Videot që ai i ka postuar nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kanë marr mbi 60 milionë shikime, e profili i tij është bërë një lloj ditari i luftës.
 

@alexhook2303 #🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦🇺🇦 #🇺🇦🇺🇦🇺🇦💙💛 #Топ #ЗСУ #Рек #украинатикток #славаукраїні #Армия ♬ Angetenar(Remix) – 老何

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

NAZIM BUSHI 2
Story i mëparshëm

Zëvendësministri Bushi pret në takim ambasadoren Aksinte: Rumania mbetet partneri ynë në çdo fushë

do te martohet kete vere donjeta kosumi flet per jeten private nuk me pelqen te me therrasin kallashi 622f4eddcd2c1
Story i radhës

Do të martohet këtë verë? Donjeta Kosumi flet për jetën private: Nuk më pëlqen të më thërrasin Kallashi!

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë