Zëvendësministri Bushi pret në takim ambasadoren Aksinte: Rumania mbetet partneri ynë në çdo fushë

Zëvemdësministri i Punëve të brendshme Nazim Bushi sot ka pritur në takim pune ambasadoren rumune Monica Aksinte. Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes të dy vendeve i cili ka hapësirë për thellim edhe të mëtejmë.

Postimi i plotë:

Sot kam realizuar takim pune me ambasadoren e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Monica Aksinte.

Shfrytëzova rastin për të përshëndetur partneritetin afatgjatë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Rumanisë dhe theksova se bashkëpunimi ndërkombëtar policor ndërmjet dy vendeve arrihet përmes të gjitha kanaleve ndërkombëtare dhe rajonale të bashkëpunimit policor dhe është në nivel të lartë profesional, që do të thotë shkëmbim i shpejtë, cilësor dhe efikas, shkëmbim i njohurive operative, pra veprim i rregullt ndaj kërkesave të dërguara nga të dy vendet për lloje të ndryshme kontrollesh për të gjitha format e krimit.

Në takim gjithashtu theksova se Rumania mbetet partneri ynë në çdo fushë, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe integrimeve europiane, si dhe në të gjitha aktivitetet e mëtejshme që do t’i realizojmë bashkërisht për thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve partnere.

Story i mëparshëm

Ukrainian Government to Launch an NFT Collection as a ‘War Museum’

Story i radhës

Ushtari ukrainas publikon video duke vallëzuar, që ta bind vajzën e tij se akoma është gjallë

Të fundit nga