ushtari plagoset gjate operacionit per shuarjen e zjarreve ne mirdite 6a89c5731e35e

Ushtari plagoset gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë

August 22, 2026
1 minut lexim

Uushtari i Forcave të Armatosura i plagosur në Mirditë transportohet drejt helikopterit për tu sjellë në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ushtari u plagos teksa po merrte pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë furnizimit me ujë të një automjeti zjarrfikës. Në momentin që po kryhej procesi, ka plasur tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike.

Për shkak të presionit, pjesa metalike e tubit është shkëputur dhe ka goditur ushtarin, duke i shkaktuar dëmtime.

Forcat e Armatosura janë angazhuar në mbështetje të ekipeve të emergjencave dhe zjarrfikësve për përballimin e situatës së zjarreve në territorin e Mirditës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

feraj godet ramush haradinajn pas propozimit per thacin a po a kjo eshte politika e thelle 6a89c4f358feb
Lajmi i mëparshëm

Feraj “godet” Ramush Haradinajn pas propozimit për Thaçin: A po a, kjo është politika e thellë?

sulmi me shpate ne shkolle policia suedeze heton rrjetet online pas vrasjes se adoleshentes 6a89c5d121569
Lajmi i radhës

Sulmi me shpatë në shkollë, policia suedeze heton rrjetet online pas vrasjes së adoleshentes

Të fundit nga

ShkoLartë