Urimi për ditëlindje flet vetë për marrëdhënien e Zaiminës me vajzën e bashkëshortit

October 26, 2022
1 minut lexim

Zaimina Vasjari, dikur një nga këngëtaret më të komentuara, prej vitesh është tërhequr nga industria muzikore duke iu përkushtuar biznesit dhe familjes.

Ajo është nëna e dy fëmijëve, vajzës Khloe dhe djalit i cili erdhi në jetë disa muaj më parë, Kamarit. Zaimina jo pak herë ka folur mbi marrëdhënien e shëndetshme me babain e fëmijëve të saj, Klodian Asllanin.

Ky i fundit ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e parë, të quajtura Kristel dhe Jennifer. Vasjari shpesh në Instagramin e saj ka treguar mbi raportin e saj me vajzat e partnerit, duke vërtetuar se shkon shumë mirë. Edhe së fundmi këtë ka treguar. Jennifer, vajza e madhe e Klodit festoi dje ditëlindjen, ku sigurisht nuk ka munguar një urim publik nga njerka e saj.

Image

Urimi i Zaimina Vasjarit

“Gëzuar ditëlindjen akrep i çmendur, të uroj më të mirat,”-shkruan Zaimina krahas një fotoje të vajzës në Instastory.

Kujtojmë që në një intervistë për “Goca dhe Gra”, më herët këngëtarja tha se dëshiron të rikthehet në muzikë, por për momentin është e fokusuar te fëmijët e saj dhe bashkëshorti. Jo vetëm kaq, ajo tregoi se bashkëshorti i saj është sa liberal por edhe tradicional.

Më tej, Zaimina u shpreh se do t’i rikthehej muzikës vetëm për pasion.

“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa I përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë. Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë. Burri im është aq “open mind” dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Histori tronditëse! Digjet e gjallë 22-vjeçarja, refuzoi të martohej me kushëririn e saj

Story i radhës

Komisioni i 6 janarit interviston ndihmësen e ish-Presidentit Trump, Hope Hicks

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë