Urim nga presidenti Pendarovski me rastin e 21 dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 21 Dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke, u bëri urim pjesëtarëve të komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Më se përzemërsisht ua uroj 21 Dhjetorin – Ditën e mësimit në gjuhën turke dhe ju dëshiroj shumë shëndet, gëzim dhe begati. Kjo ditë është e lidhur me fillimet e lirisë së shtetit maqedonas dhe Deklaratës së KAÇKM-së për të drejtat themelore të qytetarëve me të cilën garantohet e drejta e jetës së lirë nacionale për bashkësitë jo shumicë. Një prej fryteve të para të asaj deklarate ishte mësimi në gjuhën amtare të disa bashkësive, përfshirë edhe atë turke. Prej atëherë deri më sot. arsimi në gjuhën turke kontribuon drejt mirëmbajtjes së identitetit, kulturës dhe traditës turke dhe kultivimin e bashkëjetesës në shoqërinë multietnike, multigjuhësore dhe multireligjioze të vendit tonë”, shkruan Pendarovski në urim.

Ai shton se si qytetarë lojal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pjesëtarët e bashkësisë turke njëkohësisht janë edhe urë bashkëpunimi me Republikën mike të Turqisë.

Story i mëparshëm

Janë inicuar tre procedura për keqpërdorime nga funksionarë, priten kallëzime penale

Story i radhës

Mourinho te Portugalia? Flet El Sharaawy

Të fundit nga