Mourinho te Portugalia? Flet El Sharaawy

Stephan El Shaarawy thotë se Jose Mourinho qëndron i përkushtuar ndaj skuadrës së Romës, pavarësisht spekulimeve që ai mund të zëvendësoj Fernando Santosin si trajnerin e Kombëtares së Portugalisë.

Mourinho ka kontratë me Romën, të cilën e udhëhoqi drejt triumfit të edicionit inaugurues të Ligës së Konferencës sezonin e kaluar, deri në vitin 2024, raporton KosovaPress.

Por, ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madridit tani po lidhet me një largim nga “Giallorossët”.

Portugalia ndau rrugët me Fernando Santosin pasi që pësoi një humbje shokuese në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Marokut, dhe Mourinho po shihet si zëvendësuesi ideal i Santosit.

Që nga ajo kohë raportohet se Mourinho dëshiron garanci që do të ketë investime para se të vendos nëse do të qëndrojë në kryeqytetin italian edhe pas këtij sezoni, por anësori, El Shaarawy pret që ai të qëndroj.

“Ne nuk kemi folur kurrë me të rreth kësaj mundësie që Mourinho të largohet. Ne mendojmë se trajneri është tejet i fokusuar te Roma, në qëllimet që i kemi, për të bërë mirë ashtu siç jemi duke bërë, si gjithmonë”, tha El Shaaraawy për “Il Massaggero”.

“Ai është gjithmonë prezent në çdo situatë. Edhe në mënyrën se si ai flet me ne në zhveshtore, gjatë ndeshjes, duke na dhënë indikacionet e duhura. Ne e shohim atë të qetë, ai është një person me zemër, instinktiv, kështu që gjëja e rëndësishme për të tani, mendoj se është Roma. Të gjithë shpresojmë se ai mund të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë”, shtoi më tej El Shaarawy.

Momentalisht, Roma zë vendin e shtatë në Serie A, tre pikë larg Top 4 përpara rifillimit të sezonit më 4 janar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Urim nga presidenti Pendarovski me rastin e 21 dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke

Story i radhës

Rusia kërkon mbylljen e grupit më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend

Të fundit nga