urim nga presidenti pendarovski me rastin e 21 dhjetorit dites se mesimit ne gjuhen turke 63a2d333c408b

Urim nga presidenti Pendarovski me rastin e 21 dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke

December 21, 2022
1 minut lexim

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 21 Dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke, u bëri urim pjesëtarëve të komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Më se përzemërsisht ua uroj 21 Dhjetorin – Ditën e mësimit në gjuhën turke dhe ju dëshiroj shumë shëndet, gëzim dhe begati. Kjo ditë është e lidhur me fillimet e lirisë së shtetit maqedonas dhe Deklaratës së KAÇKM-së për të drejtat themelore të qytetarëve me të cilën garantohet e drejta e jetës së lirë nacionale për bashkësitë jo shumicë. Një prej fryteve të para të asaj deklarate ishte mësimi në gjuhën amtare të disa bashkësive, përfshirë edhe atë turke. Prej atëherë deri më sot. arsimi në gjuhën turke kontribuon drejt mirëmbajtjes së identitetit, kulturës dhe traditës turke dhe kultivimin e bashkëjetesës në shoqërinë multietnike, multigjuhësore dhe multireligjioze të vendit tonë”, shkruan Pendarovski në urim.

Ai shton se si qytetarë lojal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pjesëtarët e bashkësisë turke njëkohësisht janë edhe urë bashkëpunimi me Republikën mike të Turqisë.

MARKETING

RENT A CAR

jane inicuar tre procedura per keqperdorime nga funksionare priten kallezime penale 63a2cfed3c5d4
Story i mëparshëm

Janë inicuar tre procedura për keqpërdorime nga funksionarë, priten kallëzime penale

mourinho te portugalia flet el sharaawy 63a2d371edd7b
Story i radhës

Mourinho te Portugalia? Flet El Sharaawy

Të fundit nga

ShkoLartë