Urdhërohet zhvarrosja e trupit të Muamer Zukorliqit, dyshohet se një helmim i kishte shkaktuar vdekjen

April 14, 2022
1 minut lexim

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Pazar të Serbisë ka urdhëruar zhvarrosjen e trupit të Muamer Zukorliqit, si pjesë e hetimeve për përcaktimin e shkakut të vdekjes së tij.

Siç ka raportuar radioja e Novi Pazarit, “Sto Plus”, prokuroria ka hapur rastin të hënën dhe është duke vepruar sipas kallëzimit penal të dorëzuar në Prokurorinë Publike Republikane (RJT) nga djali i Zukorliqit, Usama.

Ai i ka dorëzuar RJT-së edhe gjetjet laboratorike, të cilat, siç tha më herët, tregojnë se babai nuk i kishte vdekur në mënyrë natyrale, por është helmuar.

Usame Zukorliq, i cili pasoi babanë në krye të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, tha në një fjalim publik se një laborator përcaktoi se ekzistonte një probabilitet i lartë që Muameri të ishte helmuar nga metalet e rënda, dhe një laborator tjetër që ai të ishte helmuar nga ushqimi.

Ish-myftiu i Sanxhakut u nda nga jeta papritur më 6 nëntor, në moshën 51-vjeçare. Më pas si shkak i vdekjes u përmend një atak në zemër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kim Kardashian zbulon se ka një Instagram të fshehtë dhe ja çfarë ndjek

Story i radhës

A është PSD e Dardan Molliqajt vegël e PDK-së?!

Të fundit nga

ShkoLartë