​UP nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

July 19, 2022
1 minut lexim

Me qëllim të krijimit, zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit të dyanshëm në fushën e avancimit rajonal, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Marrëveshja e nënshkruar nga rektori i UP-së, Naser Sahiti dhe ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, vë në fokus aspektet dhe fushat e ndryshme të bashkëpunimit, si dhe koordinimin ndërinstitucional të aktiviteteve për arritje të objektivave të përbashkëta.

Bashkëpunimi i të dyja institucioneve, i bazuar në këtë marrëveshje, ka për prioritet promovimin e një rritjeje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë, në përputhje me objektivat e UP-së dhe MZHR-së.

Marrëveshja parasheh edhe zbatimin e projekteve për zhvillim rajonal, përmes mekanizmave të ndryshëm, siç janë: trajnimet, grupet punuese, hulumtimet, seminaret, punëtoritë dhe vizita të përbashkëta studimore, thuhet në komunikatë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti i Qipros rezulton pozitiv me COVID

Story i radhës

“Surprizë tjetër për shqiptarët”- PD denoncon skandalin e radhës

Të fundit nga

ShkoLartë