UNT zhvilloi ditë të hapur në sheshin Skenderbeu-Shkup

Universiteti ‘Nënë Tereza’ sot zhvilloi DITË TË HAPUR në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Shkup, në të cilën në prezencë të maturantëve promovoi programet studimore të pesë fakulteteve të tij. Para studentëve të ardhshëm si dhe të ftuarve, kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Sarajit Blerim Bexhetit, fjalim mirëseardhës kishte rektori i UNT-së Prof.Dr. Izet Zeqiri.
Rektori Zeqiri tha se ndjehet shumë i lumtur dhe i emocionuar nga prezenca e madhe e maturantëve, të cilët i porositi se duhet të sjellin vendim se çfarë dëshirojnë të bëhen në të ardhmen.
“Dëshirojmë të ju informojmë me ofertën tonë akademike, dëshirojmë tu ndihmojmë që ju ta krijoni më lehtë një mendim, dhe në bazë të tij të vendosni çfarë dëshironi të bëheni. Unë jam këtu të ju ftoj që të ju bashkangjiteni këtyre 3000 bashkëmoshatarëve tuaj studentë, sepse vetëm të bashkuar jemi më të fortë, më të dijshëm, më përparimtarë.” – tha Akad. Prof.Dr. Izet Zeqiri.
Rektori Zeqiri tha se oganizimi i këtij takimi, pjesemarrja e autoriteteve qeveritare, lokale dhe parlamentare si dhe e prindërve do të mbetet në kujtimin e të gjithë neve, pasi që vjen një gjeneratë e artë e studentëve në universitetit tonë, me një staf të profesionistësh të dëshmuar në botën akademike dhe jo vetëm.
Të pranishmëve iu drejtua edhe kyetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu i cili ku maturantëve iu dëshiroi suksese në sfidat e tyre akademike pranë UNT-së si një derë e sigurtë për të gjithë maturantët.
Ndërsa kryetari i Komunës Saraj, Blerim Bexheti pati rastin që të gjithë të pranishmëve të iu uron mirëseardhje në botën e studimeve arkitektëve të ardhshëm të diturisë si njëri ndër Universitetit të vetëm publik në kryeqytet.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka 5 fakultete, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Informatike, Fakulteti i Shkencave Teknologjike dhe Fakulteti i Shkencave Sociale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Охриѓани освоија СУПЕР МИЛИОНЕР ЏЕКПОТ вреден 10.764.621,00

Story i radhës

Bardhi në radarët e gjigandëve turk

Të fundit nga