Bardhi në radarët e gjigandëve turk

Levante nuk mundi të mbijetonte të paktën edhe për një sezon në La Liga, duke rënë një kategori më poshtë.

Pjesë e Levantes është edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, i cili me shumë gjasa do të largohet gjatë merkatos së verës, pasi në drejtim të tij disa skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

E ardhmja e shqiptarit që luan për Maqedoninë e Veriut pritet të jetë në Superligën e Turqisë. Bëhet fjalë për Fenerbahce, skuadër që ka filluar edhe negociatat me agjentët e futbollistit.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje në kampionatin spanjoll ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Fenerbahce është gati t’i ofrojë shqiptarit një kontratë katër vjeçare dhe drejtuesit e klubit turk kanë kërkuar nga agjentët e lojtarit të dinë për kushtet që kërkon ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

UNT zhvilloi ditë të hapur në sheshin Skenderbeu-Shkup

Story i radhës

Cool Cola jo Coca Cola/ Rusët marrin pije të gazuara zëvendësuese

Të fundit nga