Universiteti ‘Nënë Tereza’ sot zhvilloi DITË TË HAPUR në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Shkup, në të cilën në prezencë të maturantëve promovoi programet studimore të pesë fakulteteve të tij. Para studentëve të ardhshëm si dhe të ftuarve, kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Sarajit Blerim Bexhetit, fjalim mirëseardhës kishte rektori i UNT-së Prof.Dr. Izet Zeqiri.
Rektori Zeqiri tha se ndjehet shumë i lumtur dhe i emocionuar nga prezenca e madhe e maturantëve, të cilët i porositi se duhet të sjellin vendim se çfarë dëshirojnë të bëhen në të ardhmen.
“Dëshirojmë të ju informojmë me ofertën tonë akademike, dëshirojmë tu ndihmojmë që ju ta krijoni më lehtë një mendim, dhe në bazë të tij të vendosni çfarë dëshironi të bëheni. Unë jam këtu të ju ftoj që të ju bashkangjiteni këtyre 3000 bashkëmoshatarëve tuaj studentë, sepse vetëm të bashkuar jemi më të fortë, më të dijshëm, më përparimtarë.” – tha Akad. Prof.Dr. Izet Zeqiri.
Rektori Zeqiri tha se oganizimi i këtij takimi, pjesemarrja e autoriteteve qeveritare, lokale dhe parlamentare si dhe e prindërve do të mbetet në kujtimin e të gjithë neve, pasi që vjen një gjeneratë e artë e studentëve në universitetit tonë, me një staf të profesionistësh të dëshmuar në botën akademike dhe jo vetëm.
Të pranishmëve iu drejtua edhe kyetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu i cili ku maturantëve iu dëshiroi suksese në sfidat e tyre akademike pranë UNT-së si një derë e sigurtë për të gjithë maturantët.
Ndërsa kryetari i Komunës Saraj, Blerim Bexheti pati rastin që të gjithë të pranishmëve të iu uron mirëseardhje në botën e studimeve arkitektëve të ardhshëm të diturisë si njëri ndër Universitetit të vetëm publik në kryeqytet.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka 5 fakultete, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Informatike, Fakulteti i Shkencave Teknologjike dhe Fakulteti i Shkencave Sociale.

UNT zhvilloi ditë të hapur në sheshin Skenderbeu-Shkup

- Sali Berisha publikon pamjet: Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, zyrtarë të lartë qëndruan të fshehur për të drejtuar operacionin e trenit bullgar
- Gjatë bastisjeve në burgun e Idrizovës u gjetën 37 telefona dhe 50 gramë marihuanë
- Murtezani në Madrid: Dialog i hapur dhe i sinqertë me miqtë nga Spanja
- Fillon ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash të Podujevës
Të fundit nga

Sali Berisha publikon pamjet: Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, zyrtarë të lartë qëndruan të fshehur për të drejtuar operacionin e trenit bullgar
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar pamje ku sipas tij, faktohet blerja e votës gjatë zgjedhjeve të 11 Majit. Sali Berisha: Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u

Gjatë bastisjeve në burgun e Idrizovës u gjetën 37 telefona dhe 50 gramë marihuanë
5 Shkup, 30 maj – Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksionev njoftojnë se në burgun e “Idrizovë” është kryer një kontroll në repartin e hapur, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar një

Murtezani në Madrid: Dialog i hapur dhe i sinqertë me miqtë nga Spanja
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani po qëndron për vizitë zyrtare në Madrid të SPanjës dhe është takuar me Komitetin e Përzier për Çështje Evropiane në Parlamentin Spanjoll. Njoftimi i Murtezanit: Dialog

Fillon ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash të Podujevës
Në Podujevë është vendosur sot gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash të Podujevës. Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi thotë se objekti i ri kap vlerën prej

Kina do të rifillojë importet e produkteve të detit nga Japonia
Kina ka rënë dakord të fillojë procedurat për të rifilluar importet e produkteve të detit nga Japonia, tha një zyrtar japonez të premten, sipas raporteve të mediave lokale. “Të dy vendet kanë