Universiteti i Tetovës mori pjesë në bienalen pranverore të aleancës universitare

May 16, 2022
1 minut lexim

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, Sekretari i përgjithshëm i Universitetit, Adem Beadini, përgjegjësi i Zyrës për Financa dhe Kontabilitet, Mr. Sc. Imberjah Tairi dhe profesori i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Faton Shabani morën pjesë në bienalen pranverore të aleancës universitare AURORA, që u mbajt në Insbruk të Austrisë.

Universiteti i Tetovës është pjesë integrale e kësaj familje të zgjedhur universitetesh, që synojnë zhvillimin në kërkime shkencore, duke pasur në mendje gjithmonë kontributin dhe rolin e pashmangshëm të universiteteve në komunitete.

Në emër të Universitetit të Tetovës, në këtë bienale pjesëmarrësve iu drejtua Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, i cili foli mbi vlerat dhe rolin e universiteteve në kultivimin e vlerave demokratike. Në këtë drejtim, ai nënvizoi se universitetet mund të jetësojnë misionin e tyre vetëm nëse funksionojnë në një demokraci stabile.

Ky forum shërbeu për të shpalosur para më shumë se 150 delegatëve nga mbarë Evropa, të arriturat e Universitetit të Tetovës në lëmin e ndërkombëtarizimit, mësimdhënies, si dhe të kërkimeve shkencore.

Të kujtojmë që Universiteti i Tetovës është pjesë e pandarë e rrjetit Aurora, duke qenë i pranishëm në çdo aktivitet të tij, në fusha të ndryshme, duke filluar nga nënprogramet e platformës Erasmus + e deri tek simpoziumet, trajnimet dhe konferencat e ndryshme shkencore. Pak kohë më parë, Universiteti ynë ishte nikoqir i trajnimit me temë: “Sipërmarrësia shoqërore, diversiteti dhe përfshirja”, që u organizua pikërisht në bashkëpunim me rrjetin Aurora.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një pjesë e Çairit pa ujë

Story i radhës

Përvjetori i Betejës së Rahovicës dhe përkujtimi për Dëshmorët e rënë në këtë rast!

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë