United sërish në merkato, gati 70 milionë për yllin e PSG

October 11, 2024
1 minut lexim

Mesa duket 213 milionë eurot e shpenzuara në merkaton e verës nuk kanë mjaftuar.

Pavarësisht se afruan një sulmues tejet cilësor si Joshua Zirkzee për shifrën e 42.5 milionë eurove, “Djajtë e Kuq” janë gati të derdhin sërish para në janar, për një tjetër sulmues.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, “gjigantët” e Premier League janë vënë pas sulmuesit francez Randal Kolo Muani, me klubin që beson se transferimi i francezit, mund t’i japë fund kësaj krize që ka kapluar Manchester United këtë sezon.

Më tej në raportimeve e tabloideve britanike shkruhej se “Djajtë” kanë bërë edhe ofertën e parë zyrtare, që deri më tani thuhet të kapë shifrën e 70 milionë eurove.

Ndërkaq, kujtojmë se pas shtatë javëve të para të kampionatit, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag pozicionohet në vendin e 14-të, ndërsa në Europa League, deri më tani siguruar vetëm dy barazime, 1-1 ndaj holandezëve të Twente dhe 3-3 ndaj “Dragonjve” të Porto. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Honda “tërheq” nga tregu 1.7 milionë vetura për një defekt që mund të çojë në “vështirësi për drejtimin e automjetit”

Story i radhës

Ali Ahmeti viziton familjen e Haxhi Shalës, pas vdekjes së babait

Të fundit nga

ShkoLartë