UNICEF: Arsimi faktor kyç për ndërprerjen e ciklit ndër breza të varfërisë

Maqedonia e Veriut duhet të angazhohet për shpenzime të rritura për arsimin, të cilat momentalisht janë dukshëm nën mesataren e BE-së në lidhje me pjesën e tyre në bruto prodhimin vendor, si dhe për përmirësimin e efektivitetit, efikasitetit dhe drejtësisë në në shpenzimet për arsim. Kjo theksohet në komunikatën e UNICEF-it me rastin e Ditës ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë – 17 Tetori.

Nga UNICEF konsiderojnë se Qeveria dhe komunat duhet ta vazhdojmnë trendin e zgjerimit të qasjes në arsim në fëmijërinë e hershme, duke pasur parasysh rëndësinë e saj për rezultatet jetësore në të ardhmen. Vendosja e sigurimit universal shëndetësor për të gjithë fëmijët, siç theksohet, mundet të ndikojë dukshëm mbi sigurimin e qasjes deri te mbrojtja shëndetësore.

Në Ditën ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë, UNICEF organizon konsultime me përfaqësues nga sektorët për arsim, shëndetësi dhe mbroj6tje sociale, duke përfshirë edhe shoqërinë civile që të arrihet konsensus për masat prioritare nga politikat për përballje me varfërinë multidimensionale fëmijërore. Konsultimet, siç theksohet kanë shërbyer edhe si forum që të diskutohet në cilën mënyrë mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërsektorial dhe të vërtetohet ndërlidhja me prioritetet, qëllimet dhe politikat në sektorët. Sipas UNICEF-it, verdikti nga debati do të ndihmojë të vërtetohet udhërrëfimi për matje të varfërisë multidimensionale

“Aspekte të rëndësishme të mirëqenies nuk mund të mbulohen plotësisht vetëm me masa financiare. Varfëria e fëmijëve nuk varet vetëm nga të ardhurat e familjes, por ndodh edhe për shkak të mungesës së kujdesit, mallrave dhe shërbimeve, si nga prindërit ashtu edhe nga autoritetet shtetërore. Fëmija mund të jetojë në një familje relativisht të pasur për sa i përket të ardhurave, por mund të vuajë, për shembull, nga dhuna fizike ose psikologjike”, tha Patricia Dixhovani, përfaqësuese e UNICEF-it.

Sipas UNICEF-it, privime të këtilla të shumta mbivendosen dhe ndikojnë në mirëqenien e fëmijëve. Ai zvogëlon shanset e jetës së fëmijëve dhe aftësinë e tyre për të arritur potencialin e tyre të plotë. Kjo mund të çojë në pasoja të përjetshme për fëmijët, brezat e ardhshëm dhe shoqërinë.

Hulumtimi i paradokohshëm i UNICEF-it për varfërinë multidimensionale tregon se arsimi është faktor kyç për ndërprerjenh e ciklit ndër breza të varfërisë. Ka përqindje më të madh se të prekur nga varfëria multidimensionale në amvisëri ku personat e rritur kanë edukim më të ulët, me çka vazhdohet cikli i varfërisë.

UNICEF informon se pjesëmarrës në konsultimin e sotëm ishin përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe stafi teknik nga institucionet tjera relevante: Byroja për zhvillimin e arsimit, Inspektorati shtetëror arsimor, shtetëror, Qendra e ekzaminimit, Qendrat për punë sociale, Fondi i sigurimeve shëndetësore, Instituti i shëndetit publik, ekipet e imunizimit dhe Enti shtetëror i statistikave.

Story i mëparshëm

Ristovska: Sërish nuk do të ketë përgjegjësi për përgjimet joligjore

Story i radhës

Komisioni Hetimor për Onkologji: Filipçe pretendon se Vasev ka qenë profesionist i lartë mundet ta kryej hetim mbi të

Të fundit nga