Ukrainë, 190 mijë civilë të evakuuar nga zonat e betejës që nga fillimi i luftës

March 19, 2022
min lexim

Ukraina ka evakuuar që nga fillimi i sulmit rus 190,000 civilë nga zonat e vijës së parë të frontit përmes korridoreve humanitare, njoftoi zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në një intervistë televizive të shtunën.

Ajo tha se korridoret humanitare në rajonet e Kievit dhe Luhanskut po funksiononin të shtunën, por një tjetër i planifikuar të hapej në qytetin portual të rrethuar në lindje të vendit, në Mariupol, ishte vetëm pjesërisht funksional. Sipas autoriteteve ukrainase trupat ushtarake ruse nuk po lejonin kalimin e autobusëve me njerëz.

Guvernatori i rajonit të Luhansk Serhiy Gaiday tha se gjatë evakuimit në dispozicion të njerëzve do të ketë ushqim.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar rritje të konsiderueshme të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”, raportoi të premten Qendra për Zhvillimin Global. Sipas një analize të qendrës “niveli me të cilin janë rritur çmimet do të fusin mbi 40 milionë njerëz në varfëri ekstreme”.

“Qeveritë dhe agjencitë ndërkombëtare duhet të veprojnë shpejt dhe bujarisht për të parashikuar dhe mbështetur nevojat humanitare, por ato duhet të përdorin gjithashtu krizën si një mundësi për të reformuar politikat bujqësore të BE-së dhe SHBA-ve që po minojnë sigurinë ushqimore”, tha qendra.

Përpjekjet për evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara përmes korridoreve humanitare vazhduan edhe sot. Autoritetet ukrainase thanë se shpresonin të hapnin 10 rrugë të tilla të shtunën.

Të premten, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, njoftoi se ka dorëzuar sasinë e parë të ndihmës urgjente humanitare në qytetin e shkatërruar verilindor të Ukrainës, Sumy.

Ndërkohë zyrtarët ukrainas thonë se nuk kanë gjetur ende ndonjë viktimë në rrënojat e një teatri në Mariupol që u shkatërrua pas një sulmi ajror të forcave ruse.

Zyrtarët ukrainas njoftuan se që nga e premtja, janë nxjerrë nga bodrumi i teatrit 130 njerëz, ndërkohë kërkimet vazhdojnë për qindra të tjerë që të mund të vazhdojnë të jenë të bllokuar.

Këshilli i qytetit të Mariupolit tha se sipas informacioneve fillestare nuk ka të vdekur dhe se vetëm një person rezulton i plagosur rëndë.

Teatri u bombardua pavarësisht shenjave që tregonin se në të strehoheshin civilë, përfshirë dhe fëmijë. Moska mohon ta ketë goditur teatrin./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Donaldi e publikoi këngën dhe njerëzit po mendojnë se e kanë gjetur për kë e ka

Story i radhës

Elvana Gjata qenka frymëzuar nga Dua Lipa për një detaj në klipin e ri

Të fundit nga

ShkoLartë