Elvana Gjata qenka frymëzuar nga Dua Lipa për një detaj në klipin e ri

Elvana Gjata publikoi së fundmi videoklipin e këngës së saj të fundit “EX”. Edhe pse kënga ishte bërë hit që më herët kur u publikua version zyrtar i saj, video doli vetëm para pak ditësh dhe ishte verore e plot ngjyra.

Por ka një detaj që mbase edhe juve ju ka shpëtuar nga ky klip. Në fillim të këngës, Elvana kërcen nën ritmet e muzikës dhe kërcimi i saj është dukshëm i frymëzuar nga lëvizjet e Dua Lipës që janë bërë virale prej javësh.

Nëse do shihni videot ku të dyja realizojnë kërcimin, do na jepni të drejtë për ngjashmërinë e madhe që gjetëm.

Mesa duket Elvana nuk i ka shpëtuar frymëzimit nga artistja me famë botërore, që lëvizjet e saj në disa performanca i ka kthyer në virale, madje hap koncertet me këto hapa kërcimi.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukrainë, 190 mijë civilë të evakuuar nga zonat e betejës që nga fillimi i luftës

Story i radhës

Vdes një nga balerinët më të njohur të Ukrainës, u qëllua nga artileria ruse

Të fundit nga