Ukrainasja 52-vjeçare blen snajper për të luftuar kundër rusëve

January 26, 2022
1 minut lexim

Mariana Zhaglo është vetëm njëra prej mijëra civilëve ukrainas që i janë bashkuar forcave vullnetare të mbrojtjes së Ukrainës në mesin e kërcënimit me luftë nga Rusia. Njësite vullnetare do t’i bashkohen ushtrisë prej 255 mijë ushtarësh të Ukrainës në rast të një konflikti të armatosur.

Nëna e tre fëmijëve Mariana Zhaglo, 52 vjeç, nga Kievi ka blerë një pushkë snajper të madhe dhe nuk e ka ndërmend ta mbajë për dekorim nëse rusët sulmojnë.

“Nëse vjen puna për të luftuar, do të shtie” tha Zhaglo për gazetën angleze The Times. Ukrainasja që punon në hulumtim të tregut tha se është e gatshme që të bëjë aq sa mundet për të mbrojtur atdheun e vet. “Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet e Ukrainës, e tu ju mbesin atyre këtyre kërcënime. Më mirë të merrem unë me ato tani” shtoi ajo.

Kjo grua është një prej mijërave ukrainas që i janë bashkuar rishtas Forcave Territoriale të Mbrojtjes, dega e vullnetarëve të armatës së Ukrainës që u janë shtuar radhët në mesin e krizës në kufi me Rusinë.

Dega e Kievit të territorialëve kanë kryer stërvitje gjatë fundjavës në pyjet plot borë jashtë kryeqytetit, derisa mijëra civilë të tjerë përreth Ukrainës – shumica e tyre të rinj – që janë regjistruar në programe të ngjashme të stërvitje të shkathtësive bazike luftarake.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy sot ka thënë se një përshkallëzim ushtarak me Rusinë nuk është i pashmangshëm por tërhoqi vërejtjes kundër ‘iluzioneve fëmijërore’ se situata do të zgjidhej lehtësisht.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për ata që bartin maska dhe kurora të huaja…

Story i radhës

Dy shenja të horoskopit reagojnë keq ndaj stresit: Jeni mes tyre?

Të fundit nga

ShkoLartë