Ukrainasit tregojnë se cilat armë të rënda ia shkatërruan rusëve, në total kapin vlerën e 47 milionë eurove

min lexim

Ky është komandanti i ri i ushtrisë ukrainase


Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ka emëruar Oleksandr Syrskiy në postin e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës. Këtë njoftim Zelensky e bëri disa minuta pasi njoftoi se ishte koha për një “udhëheqje të ripërtërirë” të Forcave të Armatosura të shtetit.

Zelensky u takua me ish-komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Valeriy Zaluzhniy, më herët gjatë 8 shkurtit dhe tha se i ka kërkuar që të qëndrojë “në ekipin e tij”, edhe pse nuk specifikoi se në çfarë kapaciteti.

Për javë të tëra ka pasur spekulime se Zelensky po e shqyrtonte mundësinë e largimit të Zaluzniyit, për shkak të dallimeve që kishin në strategji në kohën kur Ukraina po vazhdon luftën kundër forcave pushtuese ruse.

Tensionet mes presidentit Zelensky dhe gjeneralit Zalunzhniy u vunë re në nëntorin e vitit të kaluar, pasi gjenerali kishte publikuar një ediorial në The Economist, ku deklaroi se lufta kishte hyrë në një ngërç dhe se vetëm përparimi teknologjik do t’i mundësonte Ukrainës që të përmbushë qëllimin e saj për të çliruar territoret e pushtuara.

Pas publikimit të editorialit, Zyra e Zelenskyt menjëherë kishte hedhur poshtë vlerësimet e gjeneralit lidhur me situatën në fushëbetejë.

Ndërrimi i udhëheqësit të ushtrisë ukrainase u bë teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës është afër dyvjetorit të nisjes së tij.

Ukrainasit tregojnë se cilat armë të rënda dje ia shkatërruan rusëve – në total kapin vlerën e 47 milionë eurove


Forcat ukrainase po vazhdojnë me sukses të përballen me armiqtë rus.

Ushtria e Ukrainës ka publikuar të dhëna të reja se çfarë armatimi i kanë shkatërruar gjatë ditës së djeshme Rusisë.

Sipas të dhënave, rusët kanë pësuar humbje në vlerë të rreth 50 milionë dollarëve (rreth 47 milionë euro).

Regjimenti i 14-të ukrainas shkatërroi Howitzer vetëlëvizës Giatsynt, cili kushtin tre milionë dollarë (2.8 milionë euro) dhe radar për sistemin e mbrojtjes ajrore, Buk, i cili kap vlerën e 10 milionë dollarëve (9.3 milionë euro).

Gjithashtu ukrainasit kanë shkatërruar sistemin e mbrojtjes ajrore Buk M2, i cili vlerësohet se kushton 30 milionë dollarë (rreth 28 milionë euro) si dhe radio stacion të luftës elektronike “P330 Zhytel”, i cili kushton 5-10 milionë dollarë (4.7-9.3 milionë euro).

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima ndër civilët dhe dëme të shumta materiale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A mashtroi produksioni? Linda befason me deklaratën për largimin e saj nga Big Brother

Story i radhës

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarja okulare rrëfen momentin tragjik kur ishte sulmuar autobusi

Të fundit nga