Përkrahës të organizuar nga Shoqata e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut “Lesja Ukrainka”kanë protestuar para Ambasadës Ruse në Shkup. Një tualet, kukulla për fëmijë, lavatriçe dhe një kurorë me lule nga protestuesit u lanë pranë hyrjes së ambasadës.
“Lufta në Ukrainë vazhdon prej 109 ditësh, ku deri tani vdiqën më shumë se 260 fëmijë, dhe numri po ndryshon çdo ditë. Edhe në këtë moment kur ne jemi mbledhur këtu në Ukrainë po vdesin fëmijë”, tha Tamila Velkovska.
Përfaqësuesi i organizates, Alexandr Urbanovitch ka thënë se në Rusi përse nuk mund të paguhen rrogat e ushtarëve, ndërsa vjedhin, vijnë në Ukrainë dhe vrasin
Udheheqesja e organizatës “Lesja Ukrainka” Tamila Velkovska tha se deri më tani janë vrarë 260 fëmijët nga konflikti në Ukrainë.
Me keto brohoritjet, përfundoi protesta e cila ishte e qetë dhe zgjati rreth një orë, ku mes protestuesve kishte edhe të rinj dhe fëmijë. /SHENJA/