ukraina thote se ka rikthyer kontrollin e makarivit 6239bd017e2a2

Ukraina thotë se ka rikthyer kontrollin e Makarivit

March 22, 2022
1 minut lexim

Pas disa ditësh luftime, forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e Makarivit, qytezë rreth 50 kilometra në perëndim të Kievit, kanë thënë Forcat e Armatosura të Ukrainës përmes një postimi në Facebook.

“Flamuri shtetëror i Ukrainës është ngritur mbi qytetin e Makarivit”, derisa rusët janë tërhequr, është thënë në postim.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë këtë pretendim.

Makariv ka pësuar dëme të mëdha nga sulmet e vazhdueshme ajrore të Rusisë.

Rrjeti televiziv amerikan, CNN ka thënë se ka arritur të verifikojë vërtetësinë e fotografive të publikuara në rrjetet sociale më 12 mars, të cilat kanë treguar dëme të mëdha në ndërtesa banimi, shkolla dhe objekte shëndetësore.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon vazhdimisht se nuk është duke shënjestruar civilët, pavarësisht dëshmive për të kundërtën.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arabella i heq te gjitha pozon e zhveshur 6239bcfd8d4d8
Story i mëparshëm

Arabella i heq të gjitha, pozon e zhveshur

mash shpall konkurs per tekstet shkollore per vitin e katert te arsimit te mesem profesional 6239bdef9f97e
Story i radhës

MASH shpall konkurs për tekstet shkollore për vitin e katërt të arsimit të mesëm profesional

Të fundit nga

ShkoLartë