Forcat e armatosura të Ukrainës kanë çliruar më shumë se 600 vendbanime gjatë muajit të kaluar, duke përfshirë 75 në rajonin shumë strategjik Kherson, sipas The Guardian.
Rreth 502 vendbanime janë çliruar në rajonin verilindor të Kharkivit, tha ministria në një deklaratë të enjten vonë.
Ministria tha se 43 vendbanime u çliruan në rajonin e Donetsk dhe shtatë në rajonin e Luhansk.
Burimi: GAZETA.MK