Ukraina thotë se do të vazhdojë të luftojë

1 minut lexim

Ukraina do të vazhdojë kundërsulmet për rimarrjen e territoreve të aneksuara nga Rusia në jug dhe lindje, përkundër eskalimit të djeshëm me sulme raketore, thotë Ihor Zhovka, zyrtar i lartë i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zhovka në bisedë me korrespondentin diplomatik të BBC, Paul Adams, tha se sulmet e së hënës kishin qëllim të shkaktojnë panik, duke goditur qytetet kryesore në mes të fluksit së qytetarëve.

Por, siç thotë ai, presidenti rus Vladimir Putin ka dështuar t’i frikësojë ukrainasit, edhe përmes intensitet të madh të sulmeve në popullatën civile dhe infrastrukturë, shkruan BBC.

Në pyetjen nëse kjo do të jetë taktikë ruse gjatë dimrit, Zhovka u pajtua dhe tha se Rusia ka planifikuar të ‘luftojë kundër civilëve më parë sesa kundër ushtarëve’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shefi i inteligjencës britanike mendon se Putini po përballet me ‘problem të dyfishtë’, në luftën e tij në Ukrainë

Story i radhës

Ndaloni njerëzit që dëmtojnë biznesin tuaj

Të fundit nga