Ukraina synon të armatosë një milion njerëz

May 13, 2022
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se shpreson të armatosë një milion luftëtarë ndërsa vendi përgatitet për një “fazë të re, të gjatë lufte”.

Oleksiy Reznikov vuri në dukje në një postim në Facebook se Ukraina “do të duhet të planifikojë me përpikëri burimet” dhe “të shmangë gabimet” në mënyrë që të fitojë luftën. Tashmë, tha ai, Rusia kishte pësuar një “disfatë strategjike”.

Ardhja e armëve të huaja dhe “stimulimi i prodhuesve ukrainas” do të ndihmonte më tej të prishë ekuilibrin kundër Rusisë, vazhdoi ai.

Por para kësaj, Ukraina po përballej me javë jashtëzakonisht të vështira përpara.

“Askush nuk mund të thotë se sa. Në atë periudhë, ne do të mbajmë mbrojtjen kryesisht me burimet tona kundër armikut të tërbuar nga inati,” parashikoi ai, në komentet e përkthyera nga kolegët tanë në BBC Monitoring, përcjell “Bota sot”.

“Rritja e presionit të sanksioneve kundër Rusisë dhe rritja e ndihmës së huaj për Ukrainën duhet të krijojë, brenda disa muajve, kushtet në të cilat Kremlini më në fund do të humbasë të gjitha shanset për të arritur ndonjë sukses. Më pas do të shfaqet një dritare e re mundësish për Ukrainën. Në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë, na duhet unitet, kohezion, vullnet dhe durim”, përfundoi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Araujo rikthehet në stërvitje

Story i radhës

Dukagjini para sprovës me Llapin! Zhdrella: Do të japim maksimumin për rezultat pozitiv

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë