Dukagjini para sprovës me Llapin! Zhdrella: Do të japim maksimumin për rezultat pozitiv

Dukagjini i Klinës është para një sprove të madhe, kundër Llapit të Podujevës, e cila do të luhet të dielën në orën 15.00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Dukagjini kërkon fitore që të ikë nga zona e barazhit, ndërsa Llapi  luan pa ngarkesë por pretendon të kthehet i pamposhtur.

Futbollisti i Dukagjinit, Mentor Zhdrella, nuk do ta ketë lehtë që të luajë kundër ish ekipit të tij, Llapi.  

Futbollisti me përvojë beson se me një lojë të mirë pikët do të mbesin në stadiumin “18 Qershori”.

 “Dihet që Llapi ka një ekip shumë cilësore.

Është një kundërshtar shumë i vështirë, por ne do të japim maksimumin për rezultat pozitiv”, tha Zhedrella për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Pas 34 jave në elitën e futbollit të Kosovës, Llapi renditet në vend të katërt me 54 pikë e Dukagjini është i gjashti me 46.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina synon të armatosë një milion njerëz

Story i radhës

Dua Lipa shfaqet pa reçipeta rrugëve të Berlinit

Të fundit nga