ukraina rusia perdor centralin berthamor si taktike per te na bombarduar 62ed3dd4a5095

Ukraina: Rusia përdor centralin bërthamor si taktikë për të na bombarduar

August 5, 2022
1 minut lexim

Forcat ruse në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë në Ukrainë po përdorin “taktika terroriste” duke përdorur vendndodhjen për të nisur sulme me raketa ndaj civilëve.

Banorët e mbetur në vend janë shprehur se zgjohen çdo mëngjes nga zhurmat e sulmeve të cilët shkatërrojnë banesat.

“Çdo mëngjes zgjohemi dhe shohim që kanë goditur vetëm shtëpitë e banimit” tha një biznesmen vendas.

Rusia kontrollon uzinën Zaporizhzhia dhe zonat përreth, afër territorit të mbajtur nga Ukraina ndërsa zyrtarët perëndimorë kanë dhënë alarmin për taktikat e Rusisë atje.

Centrali bërthamor Zaporizhzhia shtrihet në juglindje të Ukrainës përgjatë bregut lindor të lumit Dnipro. Aktualisht është ende duke u operuar nga punonjës ukrainas nën mbikëqyrjen ruse.

Ai përbëhet nga gjashtë reaktorë uji nën presion dhe ruan mbetjet radioaktive.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nena ju lutemi kujdesuni per veten tuaj 62ed3da915e32
Story i mëparshëm

Nëna, ju lutemi kujdesuni për veten tuaj!

si duhet te jete partia demokratike e shqiperise 62ed3dddaa97f
Story i radhës

Si duhet të jetë Partia Demokratike e Shqipërisë?

Të fundit nga

Tesla po zgjeron fabrikën në afërsi të Berlinit

Tesla zgjeron fabrikën evropiane, pavarësisht rënies së shitjeve. Tesla po vazhdon të zgjerojë fabrikën e saj në Evropë, edhe pse kompania po përballet me një rënie të shitjeve. “Ky është një përgatitje
ShkoLartë