Ukraina: Rusia ka dështuar të përparojë në vijën e frontit

August 3, 2023
1 minut lexim

Trupat ruse nuk kanë bërë përparime në vijën e frontit, por kanë zënë pozicione të mira mbrojtëse, duke e bërë të vështirë për trupat ukrainase të lëvizin në lindje dhe jug, thanë autoritetet e Kievit të mërkurën.

Nga ana tjetër, trupat ruse kanë njoftuar se kanë zbrapsur më shumë se 12 sulme ukrainase në rajonin e Doneskut, një pikë kryesore e përparimeve të Rusisë, për muaj të tërë.

Veprimet ushtarake të Rusisë janë përqëndruar kryesisht në sulme ajrore ndaj infrastrukrurës së grurit, në portin e Danubit, në qytetin e Izmailit, në Ukrainë.

Forcat ukrainase nisën rreth dy muaj më parë një kundërofensivë për çlirimin e zonave të pushtuara. Kievi thotë se ka arritur të çlirojë disa zona pranë Bakhmutit, një qytet që u vu nën kontrollin trupave ruse në maj, pas muajsh të tërë luftime.

Zëvendësministrja e mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Mailia tha se trupat ruse “janë përpjekur në mënyrë të vazhdueshme të pengojnë përparimin e forcave ruse drejt Bakhmutit, por nuk ia kanë dalë dot”.

Sipas saj, forcat ruse, po shtojnë rezervat dhe pajisjet në tre zona më në veri, ku janë raportuar luftime të ashpra, gjatë javëve të fundit.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, tha se forcat ukrainase kishin bërë përpjekje të pasuksesshme për të përparuar në disa zona si në pjesën jugore ashtu edhe në atë veriore të rajonit të Donetskut.

Ai tha gjithashtu se trupat ruse kishin kryer sulme ajrore në qytetet përreth Bakhmutit./VOA

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Telekomi i Maqedonisë e ka rrjetin më të mirë, është konfirmuar tanimë edhe nga Ookla®

Story i radhës

Claydee, Elgit, Romeo dhe Donald vijnë me këngën e re “Habibi Lele”

Të fundit nga

ShkoLartë