Ukraina refuzon të konfirmojë ose mohojë sulmin në depo

April 1, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba thotë se nuk mund të konfirmojë apo mohojë raportet për përfshirjen e Ukrainës në sulmin në depon e karburantit në Belgorod, pasi ai nuk kishte informacion ushtarak, raporton BBC, transmeton Bota sot.

“Unë jam një civil,” u tha ai gazetarëve në Varshavë, sipas AFP.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës gjithashtu ka refuzuar të komentojë, me Reuters duke cituar zëdhënësin Oleksandr Motuzyanyk: “Ukraina aktualisht po kryen një operacion mbrojtës kundër agresionit rus në territorin e Ukrainës, dhe kjo nuk do të thotë se Ukraina është përgjegjëse për çdo katastrofë në territorin e Rusisë”.

Guvernatori i rajonit tha se sulmi u krye nga dy helikopterë ukrainas, por Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Helmimi sociopsikologjik i fëmijërisë së hershme

Story i radhës

Rrahmani kërkohet nga klubi i madh anglez

Të fundit nga

ShkoLartë