Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të cilën e citon “Kyiv Independent”, Ukraina është goditur nga gjashtë sulme raketore dhe katër sulme të tjera ajrore, vetëm gjatë 27 shkurtit.
Sipas autoriteteve ukrainase, shumica e këtyre sulmeve në drejtim të Ukrainës, kanë ardhur nga Bjellorusia.
Në katër ditë, prej kur forcat ruse hynë në territorin e Ukrainës, Rusia ka lëshuar rreth 180 raketa balistike me rreze të shkurtër “iskander”.
Ndryshe, Bjellorusia, është i vetmi që po i qëndron pranë Rusisë, në luftën e saj për pushtim të Ukrainës. Përveç Bjellorusisë, nga Evropa, vetëm Serbia nuk i ka dalë kundër Rusisë.
Përveç që është vënë në shërbim të Rusisë për sulme ajrore ndaj Ukrainës, shteti i udhëhequr nga autokrati Alexander Lukashenko, i ka shërbyer Rusisë edhe për t’i futur trupat e saj në Ukrainë.