Ukraina nuk gjen paqe, Odesa dhe Melitopoli nën sulm

Ukraina jugore është goditur nga sulmet nga të dyja palët në luftë, me Rusinë që lëshon drone në Odesa ndërsa Kievi duke luftuar në Melitopol.

Ushtria ukrainase tha se rrëzoi 10 dronë të shtunën, por pesë të tjerë kishin goditur objektet energjetike, duke lënë rreth 1.5 milionë njerëz pa energji.

Më vonë, kryebashkiaku ukrainas i Melitopolit në ekzil  tha se një sulm ishte kryer në qytetin e kontrolluar nga Rusia.

Imazhet e shpërndara nga një zyrtar nga Rusia atje tregojnë një zjarr të madh.

Sulmi me dron i Rusisë në qytetin port ukrainas të Odes-s tregoi që Moska  gjuajti dronët e prodhuar nga Irani në infrastrukturën kryesore, thanë zyrtarët ukrainas.

“Situata në rajonin e Odesës është shumë e vështirë”,  tha presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës përmes videos. “Fatkeqësisht goditjet ishin kritike, kështu që kërkon më shumë se vetëm kohë për të rivendosur energjinë elektrike. Nuk duhen orë, por disa ditë”, raporton BBC.

Që nga tetori, Moska ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me valë të mëdha sulmesh me raketa dhe dron.

Në Melitopol, autoritetet pro-Moskës thanë se një sulm me raketa kishte vrarë dy persona dhe plagosur 10, ndërsa Ivan Fedorov, kryetari i bashkisë në ekzil, tha se shumë “pushtues” ishin vrarë.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan dy raketa, katër arritën objektivat e tyre”, tha Yevgeny Balitsky, guvernatori i emëruar nga Moska i pjesës së pushtuar të rajonit të Zaporizhzhia, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai shtoi se një “qendër rekreacioni” ku njerëzit po hanin darkë ishte shkatërruar në sulmin ukrainas me raketa “Himars”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE, kërkohet konsultim me vendet anëtare

Story i radhës

“Nuk dua ta lë Poin pa motër ose vëlla”/ Nga planet për shtatzëni dhe deri tek gjërat që nuk pëlqen tek Ledri, rrëfehet Sara Hoxha

Të fundit nga