“Nuk dua ta lë Poin pa motër ose vëlla”/ Nga planet për shtatzëni dhe deri tek gjërat që nuk pëlqen tek Ledri, rrëfehet Sara Hoxha

Që pas pjesëmarrjes në “Dancing With The Stars”, Sara Hoxha ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithë publikut. Ndonëse njihet si “Sara e Ledrit”, blogerja tashmë po tenton të krijojë imazhin e saj nëpërmjet spektaklit të kërcimit ku lufton për të fituar dhe çmimin e  madh.

E ftuar në “Më lër të flas”, Sara ka treguar planet e saj për të pasur një fëmijë të sytë me reperin por nuk dihet ende se kur.

“Kemi edhe plane për fëmijë të dytë, normale. Nuk e dimë por kemi plane për të ardhmen. A është në 1, 2 apo 5 vitet e ardhshme nuk e dimë akoma por Poin nuk do ta lëmë pa motër ose vëlla”– tregoi ajo.

Gjatë një loje të zhvilluar, ajo ka treguar 3 gjërat që nuk i pëlqejnë aspak tek Ledri:

“Ledri është shumë i tërhequr, nuk ka shumë qejf të dalë diçka të cilën unë e kuptoj dhe fakti që është Gaforre, shumë i ndjeshëm”.

Angazhimi që ka tashmë në “DWTS” ka bërë që Sara një pjesë të madhe të kohës të mos e kalojë mjaftueshëm me Poem Blu.

“Është problem sepse më merr shumë malli kur është në Kosovë. Tani e kemi bërë që një javë të vijë këtej dhe një javë të shkojë andej. Kjo është pjesa më e vështirë sepse edhe Ledri nuk shkëputet dot gjatë gjithë kohës që të vijë këtu”- u shpreh ajo.

Image

Sara Hoxha me familje

Kanë kaluar plot 10 javë që pas nisjes së spektaklit të kërcimit, e pyetur nëse Ledri ka qenë një ndihmë e madhe për të, Sara u shpreh:

“Po, as që diskutohet. Patjetër sepse të gjithë njerëzit që e duan Ledrin detyrimisht më duan edhe mua. Më votojnë mua për Ledrin. Është normale kjo gjë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina nuk gjen paqe, Odesa dhe Melitopoli nën sulm

Story i radhës

Luftë midis Mbappe, Messi dhe Giroud, cili do të shpallet futbollisti me më shumë gola në Katar 2022?

Të fundit nga