Ukraina njofton nisjen e kampionatit

min lexim

Në Ukrainë lufta mund të vazhdojë, por federate e futbollit ka vendosur që të rinisë kampionatin, në mënyrë që të largojë pak momentin e vështirë që njerëzit po kalojnë. Ministri i Rinisë dhe Sportit të Ukrainës, Vadym Gutzai deklaroi ditën e sotme se kampionati do të rifillojë më 23 gusht.

Në një deklaratë për shtyp ai u shpreh se ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë dhe me mbikëqyrjen e ushtrisë dhe forcave speciale.

Ndeshjet do të zhvillohen në Ukrainë, pa tifozë, me praninë e forcave ushtarake lokale dhe me respektimin e detyrueshëm të të gjitha rregullave të sigurisë.

Vendet ku ndeshjet do të luhen janë Lvivit, Kievit, Transkarpatias dhe Ternopilit. Në rast të ndonjë sulmi ajror ndeshjet do të pezullohen dhe lojtarët, trajnerët e stafi do të duhet të shkojnë me shpejtësi në vendet e strehimit”.

Kujtojmë që lufta në Ukrainë filloi në datën 24 shkurt dhe vazhdon të ketë humbje në njerëz dhe të mira materiale, duke sjellë një kolaps total në ekonominë e të gjithë Europës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Habit ish-futbollisti i Juves

Story i radhës

Kaq është vlera e aseteve të oligarkëve rusë të ngrira nga BE-ja

Të fundit nga