Ukraina ka të drejtë të mbrohet duke sulmuar Rusinë, thotë ndihmësi i presidentit

April 28, 2022
1 minut lexim

​Ndihmësi i presidentit ukrainas thotë se bota e njeh se vendi i tij ka të drejtë të mbrohet duke kryer sulme ndaj bazave dhe depove ushtarake ruse.

“Rusia ka sulmuar dhe (po) vret civilët. Ukraina do të mbrohet në çdo mënyrë, duke përfshirë goditjet në magazinat dhe bazat e vrasësve,” shkroi Mykhailo Podolyak në Twitter.

“Bota e njeh këtë të drejtë”.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që e quan operacionin e saj “ushtarak special” në Ukrainë.

Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova paralajmëroi Perëndimin kundër inkurajimit të Ukrainës për të sulmuar brenda territorit rus.

“Provokimi” i mëtejshëm do të përballej me një “përgjigje të ashpër”, tha ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ballkani triumfon në derbi, i duhet edhe një pikë që të shpallet zyrtarisht kampion 

Story i radhës

Leckat e “ndyta“ të ulur në Parlamentin e Republikës së Kosovës tonë, kinse të “dashur”!

Të fundit nga

ShkoLartë