Ukraina fiton “Eurovision 2022”

1 minut lexim

Ka mbaruar nata e madhe e garës së muzikës, ‘Eurovision 2022’.

Ngjarja e cila sivjet u mbajt në “Pala Alpitour” të Torinos në Itali, mirëpriti në finale plot 25 shtete (pesë prej të cilave u kualifikuan automatikisht dhe 20 të tjera që arritën kualifikimin nga netët gjysmëfinale).

Fitues të ‘Eurovision 2022’ u zgjodhën grupi Kalush Orchestra nga Ukraina, të cilët përfaqësuan vendin e tyre me këngën “Stefiania”.

Ata morën mjaftueshëm pikë nga juria profesioniste, por rezultati u përmbys kur u njoftuan votat e publikut, ku shteti ukrainas kishte marrë pikët më maksimale të mundshme nga votuesit mbarëevropianë.

Për shumëkë, fitorja e Ukrainës ka qenë e pritshme, ngase përveç këngës së bukur, është komentuar shpesh se shtetet evropiane do të tregojnë një konsideratë të ve0τantë për shkak të krizës në Ukrainë, mes luftës së vazhdueshme me agresorin rus.

Ndërkohë, Shqipëria në ‘Eurovision 2022’ u përfaqësua nga këngëtarja Roenla Hajati me këngën “Sekret”, e cila dështoi ta përfaqësonte vendin e saj në finalen e madhe. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky: Kjo është çmenduri, rusët po tentojnë të dëshmojnë se janë duke fituar

Story i radhës

QMBI mbajti kuvendin e dytë zgjedhor

Të fundit nga