Këtë të shtunë( 14 maj 2022), u mbajt Kuvendi i dytë zgjedhor i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI). Në rend të ditës, mes tjerash, ishte edhe raportimi mbi aktivitetet e realizuara nga Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional në mandatin e kaluar katër vjeçar, i shoqëruar me raportin e detajuar financiar brenda kësaj periudhe.
Meqë karakteri i këtij Kuvendi ishte zgjedhor, në punimet e tij në rend dite u gjet edhe pika që kishte të bëjë me zgjedhjen e Kryetarit të Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Pas diskutimeve konstruktive rreth kësaj pike dhe propozimeve të paraqitura nga kuvendarët, Kuvendi e zgjodhi Dr. Kujtim Kasamin për kryetar të QMBI-së në periudhën që vjen.
Në fjalën e tij të rastit, kryetari i ri i QMBI, Dr. Kujtim Kasami, i falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë dhe u zotua për përkushtim të plotë dhe angazhim të palodhshëm në kryerjen e detyrës dhe përgjegjësisë që iu dha sot.
Përndryshe, Dr. Kujtim Kasami i ka mbaruar studimet universitare në vitin 2007, në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Arteve, Programi studimor pedagogji-psikologji, drejtimi Pedagogji profesionale, me temë: “Kualifikimi i kuadrit mësimor në gjuhën shqipe në vitet 1945-55 në RM”. Pas kësaj i regjistron studimet e magjistraturës në lëminë e komunikimit, në Institutin për Hulumtime Sociologjike, Politiko-Juridike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku në vitin 2012 me sukses e mbrojti punimin e magjistraturës me temë: “Shikueshmëria e emisioneve fetare dhe ndikimi i tyre te rinia universitare” dhe merr titullin Magjistër i shkencave të komunikimit. Në vitin 2019 i kryen studimet postdiplomike edhe në Institutin për Shkenca Shoqërore dhe Humanistike në Shkup, drejtimi Studime të politikave, në temën: “Procesi zgjedhor dhe sjellja etike në Republikën e Maqedonisë” dhe fiton titullin Magjistër për studime të politikave. Po ashtu, në vitin 2019 i kryen edhe studimet e doktoraturës pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në drejtimin e Shkencave politike, në modulin: “Demokracia në kushtet e globalizimit”, ku me sukses e mbron punimin e doktoratës me temë: “Zbatimi i standardeve etike në procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë” dhe fiton titullin Doktor i shkencave në Institutin për Hulumtime Sociologjike, Politiko-Juridike.
Dr. Kujtim Kasami ka marrë pjesë në dhjetëra seminare, konferenca, trajnime dhe simpoziume të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, në shumë prej tyre edhe në cilësinë e ligjëruesit. Po ashtu, ka publikuar mbi 30 punime shkencore në revista të ndryshme shkencore dhe është autor i gjashtë librave me tematika të ndryshme profesionale.
Të fundit nga
Avokati i Popullit Naser Ziberi theksoi sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se gjendja në
Në takimin mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Ohër, Kosova nuk
Ekipi prej 5 xhudisteve nga Kosova do të paraqitet në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë. Atje
Procesi i rritjes së shumicës, ishte një fiasko e vërtetë posaçërisht për LSDM-në e cila hyri
Danimarka e ka filluar me këmbë të mbarë në stadiumin “Parken” në Copenhagen. Danezët shënuan fitore