Ukraina dha shembull si mbrohet atdheu

March 4, 2022
min lexim

Pavarësisht se si do të zhvillohet lufta në Ukrainë dhe me ç’farë qmimi, populli i Ukrainës po e tregon vetëmohimin më të madh për ta mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e Shtetit. Presidenti i Ukrainës Zelensky është shembulli më i mirë për Botën se si një kryetar i moshës relativisht të re është në gjendje ta mobilizoj dhe udhëheq popullin për ti bërë rezistencë makinerisë ushtarake të Rusisë.

Populli i Ukrainës dhe ushtria e saj janë në gjendje të flijohen për atdheun dhe Shtetin e tyre. Rezistenca dhe vetëmohimi i popullit Ukrainas po i mobilizon dhe bashkon pothuajse 90% të Shteteve të Botës. Asnjëherë më parë nuk ka pasur një konsensuse nga Shtetet e Botës, për të folur me një zë, duke dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë. Mjerisht deri sot forcat Ruse duke përdorur armatimin më të rëndë kanë vrarë më shumë se 330 civilë të pafajshëm e mese 12 mijë njerëz janë plagosur. Sot numëri i refugjateve të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre, nga Ukraina ka arritur numrin mbi 1 milionë. Është interesant të theksohet se nga Ukraina po largohen gratë dhe fëmijët për tu strehuar në vendet e ndryshme të Evropës. Por gatishmëria e të rinjve dhe pleqve për ti qëndruar besnik vendit dhe për të luftuar kundër agresionit Rus po shihet përditë e më shumë si fenomen i unitetit dhe i patriotizmit të popullit të Ukrainës. Putini nuk arriti ta përqajë Bashkimin Evropian dhe Aleancën e NATO-së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka ndërtuar një unitet për të kundërshtuar dhe gjykuar agresionin Rus i cili po e rrezikon paqen dhe sigurinë në Botë. Është për tu përkrahur edhe uniteti i popullit Amerikan i cili përmes senatit dhe kongresit po flet me një zë kundër luftës në Ukrainë dhe kundër gjenocidit Rus. Ky unitet u vërtetua edhe me rastin e sanksioneve të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Shteteve tjera të Botës pa hezitim i vunë sanksione Rusisë dhe po veprojnë me një zë kundër Putinit i cili po e kërcënon Botën edhe me armë nukleare.

Duhet theksuar se poashtu Aleanca Veri Atlantike e NATO-së është në gjendje të gadishmërisë më të lartë për tu përballur me çfarëdo kërcënimi apo veprimi i Rusisë ndaj Shteteve të cilat janë anëtare të NATO-së. Agresioni Rus e zbuloj fytyrën e vërtet të serbisë e cila është aleate e fshehtë e Rusisë cariste dhe e Vladimir Putinit. Nuk ka dyshim se Prokuroria Ndërkombëtare e tribunalit në Hagë veq tani ka filluar ti hetojë krimet e Putinit dhe të Qeverisë së tij kundër popullit të Ukrainës. Këtë iniciativë e propozuan 37 shtete anëtare të Asamblesë së përgjithshme  të Këshillit të Sigurimit të cilat kërkuan që nga Prokuroria dhe Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte ta mbajnë përgjegjës Vladimir Putinin dhe Shtetin Rus.

Në fund po theksojmë se gatishmëria e popullit të Ukrainës në krye me Presidentin Volodymyr Zelensky po e vedison dhe mobilizon Botën se si një Shtet i vogël po lufton për ta mbrojtur sovranitetin lirinë dhe pavarësinë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA: Sulmi rus në centralin bërthamor ishte i pamatur dhe i rrezikshëm

Story i radhës

Analisti Xhezairi: Zhvillimet në Ukrainë nuk e favorizojnë “Ballkanin e Hapur”, momenti që Rama të flasë

Të fundit nga

ShkoLartë