Agjentët e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSU) torturuan civilë në Kupyansk, një qytet në rajonin lindor të Kharkivit që u çlirua së fundmi nga pushtuesit rusë.
Siç raporton Kyiv Independent duke cituar burime nga shërbimi ukrainas i sigurisë SBU, oficerët e FSU torturuan civilët në Kupyansk të pushtuar dhe kërcënuan se do t’i dërgonin në një zonë të minuar dhe do të vrisnin familjet e tyre.
“Për 40 minuta më qëlluan me armë të rreme ose me gaz. Nuk e di se cila ishte, pasi kam pasur një çantë mbi kokë”, tha një person që kishte pësuar torturat ruse.
Ndërsa Ukraina ka rimarrë vendbanimet në rajonin e Kharkiv, forcat e rendit filluan të zbulojnë krimet e mundshme që forcat ruse kryen gjatë okupimit, raporton Kyiv Independent.