Probleme mes tifozëve “Ujqve” dhe klubit të futbollit Ferizaj.
“Ujqit”nuk do të përkrahin Ferizajn në ndeshjen me Prishtinën, e cila do të zhvillohet të dielën e 21 gushtit në orën 17.00, në kuadër të javës së dytë të elitë së futbollit të Kosovës.
“Ultras Ujqit” nuk kanë treguar arsyen e këtij bojkotit.
“Pas shumë mosmarrëveshjeve me kryesinë e klubit FC Ferizaj, ju njoftojmë që UJQIT nuk do të jenë prezent në ndeshjen ndaj Prishtinës të dielën”, shkruan në faqen e “Ultras Ujqit”.
Pa këtij shkrimi të “Ujqve”, menjëherë ka reaguar edhe kryesia e klubit.
“Kryesia e FC Ferizajt shprehet e shqetësuar në lidhje me një postim të grupit të tifozëve “UJQIT“, ku përmendet një mosmarrëveshje inekzistente dhe bëhet i ditur bojkotimi i ndeshjes ndaj Prishtinës.
Ne si kryesi, ashtu si çdo herë tjetër, dëshirojmë ta informojmë opinionin ferizajas, se nuk bëhet fjalë për mosmarrëveshje, e aq më pak kur ka javë që nuk kemi zhvilluar asnjë takim, qoftë edhe formal, me tifozët tonë “UJQIT“.
Prandaj duke shpresuar dhe besuar në frymën e bashkëpunimit, ftojmë secilin tifozë të FC Ferizajt, që të dielën e 21 Gushtit, të mbushim shkallët e stadiumit për të përkrahur ekipin e zemrës.
Vetëm duke rrugëtuar së bashku ne do të arrijmë objektivat tona.
Bëhuni lojtari i 12 në fushë!”, reagon FC Ferizaj.