Banorët e Tetovës që nga dita e djeshme ankohen se uji i pijshëm ka ngjyrë dhe kundërmon erë të keqe.
Por Instituti i Shëndetit Publik thotë se uji mund të lirisht të konsumohet, pasi nuk është aspak i dëmshëm.
Dukuria ndodh në çdo vjeshtë për shkak të kalbjes së gjetheve që përfundojnë në burimin e ujit.
“Përveç ngjyrës që patë, që prej dy ditësh, uji në Tetovë mban dhe një aromë të pazakontë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.
Kjo situatë, paraqitet tash e gjashtë vite me radhë, në sezonin e vjeshtës, sidomos kur fillon rënia e gjetheve.
Por edhe përkundër kësaj nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se uji mund të konsumohet, ndërsa për ata që nuk e durojnë këtë aromë apo shije.
“Ndodh shkaku i shirave dhe vegjetacionit, do të kalojë, ka aromë intensive. Ata që s`mund ta pinë dhe të shfrytëzojnë uji të ambalazhuar të tjerët munden rehat ta shfrytëzojnë”, tha Ratko Davitkovski. Drejtues i IPSH Tetovë.
Nga Instituti i Shëndetit publik në Tetovë thonë se, për ta eliminuar këtë dukuri që shfaqet në vjeshtë, duhet të mbrohet zona e burimit.
“Duhet të bëhen tre zona mbrojtjeje, e para ajo e ndalesës, e kufizimit dhe ajo epidemiologjike, atje ka të formuar zonë por nuk është e mbrojtur dhe e dyta, në filtër stacion mund të kontrollohet përmes karbonit aktiv apo ozonimit, pra është e mundur që në stacion filtrimi të përdoret karboni aktiv dhe jo ozonimi”, u shpreh Ratko Davitkovski. Drejtues i IPSH Tetovë
Që një ditë më parë një numër i madh i banorëve të Tetovës kanë reaguar për aromën e rëndë të ujit, ndërsa nga mëngjesi i sotëm, shkaku i kalbjes së gjetheve që bien në burim, uji ka ndryshuar edhe ngjyrën.