Ujëvarat e Kamnjanit lëshohen zyrtarisht në përdorim/ Nuredini: Dëshmuam se dimë si të tërheqim turistë

min lexim

Një atraksion turistik ju shtua rajonit të Tetovës. Në Kamnjan në mënyrë zyrtare u lëshuan në përdorim tetë ujëvarat. Në këtë manifestim morën pjesë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ministri i ambientit jetësor Naser Nuredini si dhe përfaqësues nga komuna e Bogovinjës ku edhe gravitojnë këta ujëvara.

“Apeloj tek të gjithë ta duam dhe ta ruajmë ambientin dhe pasurinë e saj. Atë që na ka falur Zoti dhe natyra janë pasuria jonë më e shtrenjtë.” – deklaroi Manir Rexhepi – kryetar i Bashkësisë Lokale.

Kryetari i komunës tha se këto ujëvara kanë sjell një numër të madh turistësh.

“Puna e palodhshme e tyre për një periudhë më të gjatë kohore sot po rezulton me një sukses të madh ku gjithandej përmenden ujëvarat e Kamnjanit. Dita ditës shtohen turist jo vetëm nga komunat tona por edhe fqinjë si dhe së fundi po bëjmë jehonë edhe në shtetet fqinje.”- pohoi Besnik Emshiu- kryetra i komunës Bogovinës.

Ministri ekologjisë Naser Nuredini i cili edhe vjen nga ky fshat thotë se banorët me këtë treguan se e duan natyrën dhe dinë si të tërheqin turistë.

“Kjo tregon një mënyrë se si ne kujdesemi për mbrojtjen e natyrës, si e kemi shpall pjesën e Osogovës dhe Malishevës të mbrojtur, por edhe malin Sharr, park nacional. Kjo tregon se qytetarët tanë janë të gatshëm të bëjnë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përdorim natyrën në mënyrën e duhur dhe të krijojmë aktivitete turistike ekonomike në këto rajone.”- pohoi Naser Nuredini – ministër i Ekologjisë.

Postimi i plotë:

Ishte nder i madh për mua që së bashku me kryetarin Stevo Pendarovski, drejtorin e PK Mali Sharr Ibrahim Dehari, kryetarin e Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu dhe kryetarin e Bashkësisë Lokale të Kamjanit Mahir Rexhepi morëm pjesë në hapjen zyrtare të Ujëvarave të Kamjanit, organizuar nga shoqata civile Eco Kamjan. Respekt dhe mirënjohje të veçantë për organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet lokale, por edhe për banorët vendas për angazhimin dhe përfshirjen e tyre në rregullimin e shtegut të këmbësorëve dhe lokacioneve rreth 8 ujëvarave të Kamjanit, të cilat e bënë këtë bukuri natyrore të disponueshme për një numër të madh të adhuruesve të natyrës.
Në këtë mënyrë fshati Kamjan dhe komuna e Bogovinës jo vetëm që vazhdojnë të zhvillohen si komunë ekologjike dhe vendbanim, por kanë hapur një tjetër atraksion turistik dhe u kanë mundësuar banorëve vendas dhe vizitorëve të jashtëm të shijojnë bukuritë natyrore të këtij lokaliteti”, ka shkruar në facebook ministri Nuredini.

Tetë ujëvarat janë në lumin e fshatit Kamnjan. Bashkësia lokale në kohë pandemie i zbuloi ato, dhe nga ajo kohë kanë rregulluar infrastrukturën për të arritur në këto ujëvara. Gjatë vikendit aty mund të gjesh turistë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.

YouTube video

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Macron mbajti takimin e parë me qeverinë e re franceze

Story i radhës

Sasitë e para të lindanit të rrezikshëm nga deponia vogël e OHIS-it po largohen nga vendi ynë

Të fundit nga