UEFA lejon lojtarët të shkëpusin kontratat me klubet ukrainase dhe ruse, Reali arrin marrëveshje me yllin brazilian

March 31, 2022
1 minut lexim

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka arritur marrëveshje që të nënshkruajë me tinejxherin e Shakhtar Donetsk, Vinicius Tobas, dhe lajmin e konfirmon “Goal”.

Vinicus do të largohet nga Shakhtari pa bërë asnjë paraqitje të vetme me skuadrën e parë, ku i ishte bashkuar klubit ukrainas nga Internacional në muajin janar.

Agresioni i ushtrisë së Rusisë në Ukrainë bëri që debutimi i mbrojtësit 18 vjeçar të shtyhet, pasi që futbolli në shtetin ukrainas është pezulluar deri në një datë të pacaktuar, kurse Reali tani ka shfrytëzuar këtë rast që ta transferojë Vinicius në radhët e tyre, ku këtë gjë e lejojnë rregullat e reja të transferimeve të UEFA-s.

UEFA është duke lejuar që çdo lojtarë i ardhur nga jashtë në ligat ruse dhe ukrainase të nënshkruajë një kontratë të re me një klub të ri pa paguar ndonjë dëmshpërblim deri në muajin qershor.

Tani “Goal” e ka konfirmuar që Vinicius ka arritur marrëveshje për një huazim të menjëhershëm te Reali për pjesën e mbetur të sezonit 2021/22, ku ylli brazilian do të përfshihet direkt në skuadrën e Castillas.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Parashikimi i motit për dy ditë

Story i radhës

Sinan Vllasaliu feston sot ditëlindjen, kaq vite mbush ai

Të fundit nga

ShkoLartë