​UEFA ka një pyetje për tifozët në lidhje me Armend Thaçin

Paraqitjet jashtëzakonisht të mira në Ligën e Konferencës po e bëjnë Ballkanin gjithnjë e më shumë prezent në mediat ndërkombëtare, madje edhe në faqet zyrtare të UEFA-së.

Sonte, kampioni i Kosovës në fuqi do të ballafaqohet me Sivasporin, skuadër të cilën një javë më parë e ka mposhtur me rezultat 4-3 në Turqi duke marrë tre pikë të ploita të cilat e çojnë në vendin e parë në grup.

Pak orë para ndeshjes, faqja zyrtare e Ligës Uefa Ligës së Konferencës ka shtuar një pyetje për tifozët në lidhje me atë se nga kush presin që sonte të shënojë gola në ndeshjet e këtij kompeticioni.

Anësori i Ballkanit, Armend Thaqi është futur në mesin e emrave të cilët Uefa i ka përmendur si më të mundshmit për të shënuar.

Futbollisti i Ballkani është bashkë me futbollistë si Morales, Ishak, Scamacca, Dovbyk, dhe Dani de Wit.

Ndryshe, Thaqi realizoi një supergol ndaj Sivasporit nga distanca në ndeshjen e javës së kaluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

12 çifte të zodiakut, që shkojnë në mënyrë të përsosur mes tyre

Story i radhës

Apeli i GJKKO dënon për shpifje ish-deputetin, ja gjoba që duhet të paguajë

Të fundit nga