UÇK dhe lufta e lavdishme dhe heroike e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi

March 4, 2022
min lexim

Tani bota dhe demokracia po kërcënohen nga barbaria dhe kërcënimi rus, pas shperthimit të Luftës në Ukrainë. Unë Skënder KAPITI veteran i UÇK -së vendosa ta shkruaj këtë shkrim për të treguar faktin dhe për të sjellë në kujtesën kombetare madhështinë heroike e patriotike të pashëmbullt të popullit heroik të Kosovës i cili mposhti dhe sfidoi për mbi 100 vite barbarinë dhe genocidin sllavo-ruso-serb.

Shqiptarët e Kosovës janë ata të cilët jo vetëm u braktisën nga Europa në shekullin e 19 dhe 20, por Kosova kishte në atë kohë kundër jo vetëm Serbinë por edhe Rusinë dhe fuqitë e Europës të cilat lejuan dhe miratuan pushtimin dhe kolonializimin serb të Kosovës.

Dhe pavarësisht kësaj shqiptarët e Kosovës qëndruan , sakrifikuan e luftuan për mbijetesë dhe për liri e clirim kombëtar panderprere për 100 vite. Në luftën më të fundit, Kosovës i dolët për zot djemt dhe vajzat e saj në atë që tashmë njihet si Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës të cilën unë e kam quajtur si ngjarjen më të lavdishme të historisë sonë kombëtare.

UÇK, Lufta e drejtë e saj për çlirim kombëtar është vepra më heroike e popullit tonë, është UÇK-ja dhe lufta e saj ajo e cila e ndërkombëtarizoi si kurrë më parë Çështjen kombëtare shqiptare në arenën botërore.

UÇK është ajo e cila i detyroi Fuqitë më të Mëdha të Botës, edhe ato të cilat i kishin coptuar padrejtësisht trojet Shqiptare në Vitin 1913, që të mblidhen në një konferencë ndërkombëtare, në atë të Rambujesë, posaçërisht për Çështjen shqiptare; dhe ishte kryesisht Lufta e UÇK-së ajo që mundësoi që për herë të parë në një Konferencë të përmasave të tilla Ndërkombëtare që të jenë pjesmarrës përfaqësues të Kombit shqiptar, Konferencë që ndryshe nga ato të mëparshmet që bënë tragjedinë me shqiptarët dhe me trojet e tyre si ajo e Berlinit dhe e Londrës, kësaj radhe aty ishim të pranishëm edhe Ne shqiptarët, me delegacionin tonë, si dhe aleati ynë i Madh, Fuqia më e Madhe botërore, SHBA.

Ishin vullnetarët e UÇK-së nga të gjitha trojet shqiptare bashkë me ata të cilët vinin me uniforma dhe të organizuar nga Perëndimi dhe diaspora për lirinë e Kosovës, gjë e cila i dha kësaj ushtrie karakterin e një ushtrie gjithëkombëtare shqiptare dhe të një Lufte për çlirim dhe Bashkim kombëtar

UÇK ishte faktori i cili për herë të parë në Historinë tonë Kombëtare bëri të mundur një aleancë ushtarake shqiptaro-perendimore, UÇK-NATO, kundër barbarisë sllavo-serbe për Çlirimin e Kosovës; NATO ishte Aviacioni i UÇK-së, ndërsa UÇK ishte këmbësoria e NATO-s.

Pas faktorit NATO nën drejtimin e SHBA-s, faktori kryesor që mbrojti dhe që ka meritën kryesore për Lirinë, për Pavarësinë dhe për Shtetin e sotëm demokratik të Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtë mision historik të kryer prej saj tashmë, që njihet edhe botërisht madje, e ka shënuar Historia jonë Kombëtare.
* * *
Sot kur populli ukrainas po lufton heroikisht kundër pushtruesit rus , na vjen në kujtesë vepra dhe qëndresa e jashtëzakonshmne mbinjerezore e popullit heroik të Kosovës, pasi kushtet në të cilat u ngrit në luftë për clirim kombëtar Kosova ishin shumë herë më të vështira se sa Ukraina, pasi Serbia ishte fuqia më e madhe ushtarake në Ballkan dhe një nga më të fortat në Europë, si dhe Serbia ishte instaluar fuqishëm jo vetëm ushtarakisht, por edhe instituicionalisht dhe administrativisht në Kosovë prej 100 vitesh dhe kishte vendosur në Kosovë një regjim kriminal, genocidist e kolonial të pashëmbullt.

Populli i Kosovës nuk kishte as armë dhe as municione dhe fatkeqësisht ka qenë i izoluar dhe nuk kishte komunikim as me perendimin.Shqiptarët e Kosovës dhe UCK-ja luftonin me kallashnikove kundër ushtrisë serbe e cila kishte raketa, tanke, topa dhe avionë modernë.Populli heroik i Kosovës nuk u mposht por rezistoi dhe fitoi lirinë, pavarësinë dhe shtetin e vet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bisedimet për paqe, Rusia në pritje të përgjigjes së Ukrainës

Story i radhës

Ahmeti – Ludva: Përkrahja nga Çekia të fuqizohet gjatë presidencës së saj me Këshillin e BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë