Uashingtoni, Tokio dhe Seuli diskutime mbi provat me raketa të Phenianit

February 6, 2022
1 minut lexim

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut do të takohet me zyrtarë japonezë dhe koreano-jugorë prej datës 10 deri më 15 shkurt, lidhur me një seri provash me raketa balistike të kryera Pheniani muajin e kaluar.

Ambasadori Sung Kim do të udhëtojë në Honolulu, për një takim trepalësh ku pritet të diskutohet mbi një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka ndaluar prej kohësh Korenë e Veriut të kryejë teste bërthamore. Por Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera kanë njoftuar se Pheniani ka kryer nëntë lëshime raketash balistike në muajin janar, numri më i madh i testeve të kryera në një muaj në historinë e programeve bërthamore e me raketa të këtij vendi.

Agjencia ‘Reuters’ bëri të ditur se në një raport sekret të Kombeve të Bashkuara, thuhet se gjatë vitit të kaluar Koreja e Veriut ka vijuar me zhvillimin e programit të saj bërthamor e të raketave balistike, krahas sulmeve kibernetike ndaj shkëmbimeve në kriptomonedha.

Në takime do të marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Azisë dhe Oqeanit në Japoni Funakoshi Takehiro dhe Përfaqësuesi Special i Koresë së Jugut për Çështjet e Paqes dhe Sigurisë së Gadishullit Korean, Noh Kyu-duk.

“SHBA-të do të përsërisin angazhimin e tyre ndaj sigurisë rajonale e paqes së qëndrueshme në Gadishullin Korean gjatë një takimi ministror trepalësh në 12 shkurt”, thuhej gjithashtu në deklaratën e Departamentit të Shtetit./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ta kuptoni nëse jeni lidhur me dikë që ka sindromën e ‘Piter Pan’?

Story i radhës

Vlerat dhe idealet e shkërmoqura në një realitet të shëmtuar!

Të fundit nga

ShkoLartë