Pasi fitoi trofeun e mbrëmjes në “Dance Albania”, Luiza Gega ia dorëzoi atë këngëtares Orgesa Zaimi. Kjo e fundit, e ftuar në “Rudina” në Tv Klan, tregon momentin kur mori kupën, si edhe prapaskenat që nuk mundëm t’i shihnim në program. Orgesa gjithashtu shton se Luiza është tashmë një nga mikeshat e saj dhe e quan veten me fat që e ka njohur.
Të hënën që kaloi, Orgesa e pati dhuratë kupën që, në njëfarë mënyre, Luiza Gega e deklaroi si plotësisht të merituar, por këngëtarja tregoi sot atë që ndodhi në prapaskena.
“Unë i thashë nuk e pranoj kupën, nuk dua, dhe u zumë kështu që jo merre ti, sikur po paguanim kafe. Nuk e dua, e meriton ti. Unë u mërzita shumë që Luiza u largua.
Ne nuk e prisnim, sepse ishte surprizë për të gjithë ne, edhe për ne konkurrentët. Nuk na kishte thënë absolutisht. Unë u lidha shumë me Luizën, është një vajzë e shkëlqyer, jam shumë me fat që e kam njohur dhe shpresoj që kjo miqësi të nisë tani dhe të vazhdojë edhe në vazhdimësi”.