U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar nga një person anonim

December 26, 2024
1 minut lexim

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si një kurth të sajuar kallëzimin e tij në SPAK.

Sipas Veliajt, denoncimi ndaj tij është bërë nga një person me emrin Nesti Angoni, i cili në bazë të regjistrit të gjendjes civile, nuk ekziston.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston për të na kthyer mallin e letrave anonime. Disa njerëz që nuk na mundin dot në betejë dhe në zgjedhje, kanë zanatin e letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston. Të gjithë e dinë se kë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti dhe lukture lincuese përfaqëson ky stil. Megjithatë dhe duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe mund të verifikojë se është një kurth i sajuar. Kam qenë bashkëpunues. Do të ishte shume shqetësuese që edhe për kurthe kryetari i bashkisë, edhe për kurthe anonime, nuk paraqitet. E di gjithë Tirana ku jetoj unë, ku isha përpara zgjedhjeve de pas dhe kur do të jem deri në fund të kësaj detyre. Kështu që unë nuk hyj te ajo racë që i thotë SPAK skap kur s’i intereson dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vet. As nuk kam bërë antiprotesta dhe letra anonime dhe as nuk i them SPAK-ut plaç kur shkon me letra anonime mundohet. Këtu do të jemi në maj do t’ju mundim me të gjithë letra anonime, kurthe dhe klithma.”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku qëndroi për pesë orë në SPAK këtë të enjte, ku u mor në pyetje lidhur me disa veprime hetimore ndaj tij dhe familjarëve të tij për verifikimin e pasurisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shporta e Vitit të Ri masë ndihmuese, bizneset të etur të fitojnë në kurriz të qytetarëve!

Të fundit nga

A sulmoi Rusia aeroplanin në Kazakistan?

Rrëzimi i një aeroplani në Kazakistan me 38 viktima po shkakton spekulime për shkak të dëmeve të pazakonta në pjesën e jashtme të mjetit fluturues. Ndërkohë, Rusia paralajmëron kundër përfundimeve të nxituara
ShkoLartë