U tha se ndikoi në fitoren e Becit në Shkodër – Rama, Luizit: Rrezik edhe për mua nëse më kishe dalë përballë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm (e shtunë) në një ‘podcast’ me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Becin.

Ejlli në disa raste në rrugëtimin e tij në BBVA, e kishte theksuar se një nga personat e vetëm që i doli në ndihmë kur kishte më së shumti nevojë ishte pikërisht Beci.

Këtë nder Luizi ia ktheu duke marr pjesë në fushatën e tij pak ditë para zgjedhjeve në Shqipëri.

Nga shumë fitorja e Becit u pa nga ndikimi i madh që Luizi ka në opinion publik pas pjesëmarrjes në BBVA.

Pikërisht për këtë, Luizi foli në një bashkëbisedim më Ramën dhe Becin.

“Nuk e di a ka ndikuar prezenca ime në krah të Benetit, unë kam qenë në Gjakovë dhe i kam hypir në makinë dhe kam shkuar në Shkodër, dhe kam ikë prapë në Gjakovë, unë kam bërë detyrën që ka bërë çdo qytetarë dhe i kam kthyer votën Benetit, nuk e di a ka ndikuar nuk e kam bërë për njerëzit por për të, pak rëndësi a jam kryeministri, njeri i thjeshtë, ky jam unë nuk ka rëndësi çka arrita sot”, tha Luizi.

Me shaka, Rama ia ktheu duke i thënë se ai nuk e fitoi Shkodrën nga këngëtari, por më pas pranoi ndikimin e madh të 37-vjeçarit.

“Jo nuk ka fituar prej teje, avash, por atë shikueshmëri që kishte Big Brother, Benetin po e po, por edhe mua rrezik të më kishe dal përball”, u shpreh Rama.

“Nuk i dihet”, tha Luizi.

Ndryshe, këngëtari nga Shkodra tashmë përveç fitores së BBVA iu është rikthyer edhe aktiviteeve muzikore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘I çova një pjatë fasule!’ Big Basta zbulon historinë e pazakontë të njohjes me Vesa Lumën

Story i radhës

Rukiqi i LDK-së kritikon Qeverinë: Është shkëputur me realitetin, po preket direkt xhepi i qytetarëve

Të fundit nga